Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Pejë, në fshatin Kijevë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, bëri të ditur për media, se në aksident janë përfshirë dy vetura.
“Rreth orës 13:30 në rrugën Prishtinë-Pejë në fshatin Kijevë, ka ndodhur aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale, është raportuar për tre persona të lënduar. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke trajtuar rastin”, tha Elezaj.



