spot_img
E hënë, 9 Mars, 2026
19:52
HomeKosovaZgjedhjet 2025Video/ "Zbulime tronditëse": Kaos në zgjedhje, dështimi i KQZ-së dhe frika nga...

Video/ “Zbulime tronditëse”: Kaos në zgjedhje, dështimi i KQZ-së dhe frika nga ndërhyrjet ruse

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

storm• sjellë zbulime tronditëse: OSBE zbulon shkelje alarmante në procesin zgjedhor!

VIDEO E PLOTË

- Advertisement -

Në një raport ekskluziv, storm• ka siguruar detaje shokuese nga raportuesit e zgjedhjeve të OSBE-së, i cili raport në ditët në vazhdim pasi të çertifikohen rezultatet edhe do të publikohet. Këta vëzhgues, gjatë inspektimit të qendrave zgjedhore në gjithë vendin në 9 shkurt 2025, kanë hasur probleme të rënda dhe shqetësuese që edhe mund të kishin ndikuar drejtpërdrejt edhe në integritetin e procesit zgjedhor.

Dështimi i KQZ-së në menaxhimin e procesit zgjedhor

OSBE-ja ka evidentuar mangësi serioze në organizimin e zgjedhjeve, përfshirë:

- Advertisement -
  • Mungesën e trajnimeve për stafin zgjedhor, duke lënë vend për keqmenaxhim dhe moszbatim të rregullave.
  • Kushtet e papërshtatshme të punës, që kanë vështirësuar administrimin e procesit.
  • Deficit në materialet zgjedhore, duke vënë në pikëpyetje përgatitjen teknike të zgjedhjeve.
  • Shkurtimin drastik të fondeve për çështje kyçe, çka ka rrezikuar transparencën dhe mbarëvajtjen e procesit.

Më alarmante është fakti se pas katër vjetësh, KQZ-ja dështoi të organizojë një proces të qetë dhe pa pengesa, duke zhgënjyer pritshmëritë për përmirësim dhe përgatitje më të mirë.

Skandali i IT-së: Ekspertët u angazhuan vetëm një ditë para zgjedhjeve!
Burimet ekskluzive të Storm kanë zbuluar se KQZ-ja ka kontraktuar ekspertët e IT-së vetëm një ditë para zgjedhjeve – një neglizhencë e pafalshme që ka rritur rrezikun e problemeve teknike dhe ndërhyrjeve të jashtme. Ekspertët thonë se një proces i tillë kërkon muaj përgatitjeje, dhe në vend që të siguroheshin kompani serioze për menaxhimin e sistemeve zgjedhore, KQZ-ja ka vepruar në mënyrë të improvizuar.

Frika nga ndërhyrjet e jashtme: A është Rusia pas kësaj?

Sipas burimeve të Storm, ka pasur spekulime të forta dhe shqetësime për ndërhyrje kibernetike nga Rusia. Kjo mundësi është e besueshme, pasi KQZ-ja ka lejuar qasje të pakufizuar në faqen e saj të rezultateve nga e gjithë bota, duke e ekspozuar atë ndaj rreziqeve të hakimeve dhe manipulimeve të mundshme.

A ka prova për ndërhyrje të drejtpërdrejtë?

Deri më tani, nuk ka dëshmi konkrete që tregojnë një sulm të drejtpërdrejtë nga Rusia apo ndonjë aktor i jashtëm që ka ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se dobësitë e sistemit të KQZ-së mund të kenë krijuar një terren të hapur për manipulime të mundshme në të ardhmen.

A po rrezikohet demokracia nga paaftësia dhe neglizhenca institucionale?

storm• do të vazhdojë të ndjekë nga afër zhvillimet për të sjellë të vërtetën për publikun.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat