Policia në Ferizaj ka bërë të ditur ka pranuar informatë se një 21 vjeçar në Sushicë të Shtërpcës posedon armë gjahu pa leje.
Policia ka sekuestruar armën e zjarrit me 30 fishekë.
“Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, i cili vendosi që rasti të trajtohet në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari u lirua pas dhënies së deklaratës në polici”, thuhet në njoftim.
Policia Rajonale e Ferizajt thekson se mbetet e përkushtuar për sigurinë dhe rendin publik dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë duke raportuar çdo aktivitet të dyshimtë.



