Një veturë është rrokullisur në fshatin Prugovc. Të lënduar kanë mbetur vozitësi dhe një pasagjer.
Sipas dëshmitarëve, deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.
Policia e ka konfirmuar aksidentin në Prugovc, ku për pasojë janë lënduar dy persona.
Zëdhënësja e policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti ka konfirmuar se sot rreth orës 10:20, në rrugën Milloshevë – Lebanë, ka ndodhur aksidenti në trafik.
“Në aksident është përfshirë një automjet. Si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, ka thënë ajo.



