M. Palokaj 41-vjeçar, vëllai i reperit të njohur me emrin artistik “Unikkatil”, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij të dielën.
Në raportin 24-orësh, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri si dhe substancë e dyshuar narkotike.
“Prishtinë 02.03.2025, 17:30. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri si dhe substancë e dyshuar narkotike”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Ndërsa, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.



