Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se ka përfunduar numërimi i votave me postë.
Në përditësimin e fundit të bërë të KQZ-së, është bërë e ditur se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka marrë me 51.57 %, ose 31963 vota.
Pas saj, vjen Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 30.55 %, ose 18933 vota.
E treta është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 9.48 %, ose 5878.
E fundit nga partitë kryesore është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 3.23 %, ose 2000 vota.




