spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
09:02
HomeEkonomiKosova merr kryesimin e CEFTA-s

Kosova merr kryesimin e CEFTA-s

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kosova gjatë këtij viti do të kryesoj Komitetin e Përbashkët të CEFTA-së, për herë të parë pa prezencën e UNMIK.

Si kryesuese e CEFTA-së, takimi i parë i mbajtur në Prishtinë, u udhëhoq nga ministrja Rozeta Hajdari.

- Advertisement -

“Gjatë këtij Takimi të parë Special të Komitetit të CEFTA-së, palët anëtare të kësaj Marrëveshjeje, i sigurova që Kosova do të ketë një kryesim aktiv, me synim arritjen e zbatimit të suksesshëm të vendimeve të miratuara të CEFTA-s, prioriteteve dhe vendimeve të reja për zhvillim të mëtejshëm të kësaj Marrëveshjeje, si dhe arritjen e zbatimit të masave të CEFTA-s në kuadër të Planit të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal (CRM2). Zbatimi i suksesshëm i masave në kuadër të CRM2, që është shtylla e 2- të e Planit të Rritjes së BE-së, për nxitjen e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor, na afron gjithnjë e më shumë drejt integrimit ekonomik me Tregun e Vetëm të BE-së. Duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit, palët anëtare të CEFTA-s, i inkurajova për mobilizim të përpjekjeve, për më shumë përparim drejt përafrimit me rregullat dhe standardet e BE-së, për të eliminuar pengesat tregtare, për të rritur transparencën dhe për një angazhim më të madh të sektorit privat për të nxitur rritjen ekonomike dhe sigurinë ekonomike në rajon. Kjo do të përmbush realizimin e qëllimit të përbashkët, për zgjerimin e tregtisë rajonale të mallrave dhe shërbimeve, krijimin e një mjedisi tërheqës për investime dhe kontributin në zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin brenda palëve”.

Hajdari ka theksuar se sipas raportit preliminar të OECD-së ‘’Konkurrueshmëria në Evropën Juglindore: Një perspektivë e politikave 2024’’ dhe raporteve tjera botërore, Kosova në shumë dimensione renditet shumë mirë.

- Advertisement -

Veçanërisht në dimensionet e politikës së investimeve dhe promovimit dhe politikës tregtare, Kosova renditet më mirë se vendet e rajonit, për shkak të përafrimit me rregullat dhe standardet e BE-së.

Në kuadër të agjendës së këtij Takimi të parë Special, u miratuan prioritetet e Kryesisë për vitin 2025 dhe 4 vendime tjera, që do të sjellin përfitime të prekshme për bizneset dhe do të përmirësojnë funksionimin e organeve të CEFTA-s dhe Sekretariatit.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat