Momente frike për Rey Manajn në kampionatin turk.
Sulmuesi i Sivasspor humbi ndjenjat që në fillim të takimit pas një përplasje kokë më kokë me një futbollist të skuaderës Göztepe.
Ky moment solli panik te të pranishmit në stadium.
Mjekët e Sivasspor i dhanë ndihmën e parë mjekësore sulmuesit shqiptar, i cili më pas u transportua me shpejtësi për në spital.
Një video që tregon momentin kur Manajn e zbresin nga ambulanca për ta dërguar në spital, qetësoi jo pak tifozët dhe stafin e Sivasspor, pasi duket që Rey është i vetedijshëm dhe jashtë rrezikut.
Dëmtimi i Manajt është një dhimbje kokë edhe për trajnerin e kombëtares Silvinjo në prag të dueleve me Anglinë dhe Andorën në kualifikueset e Botërorit.



