Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza është shprehur i gatshëm për t’u takuar me partitë opozitare.
Ai tha se ka hapësirë për t’u ulur në tavolinë për të biseduar.
“Ftesën që sonte jam i gatshëm me u ulë me partitë që kemi qenë në Opozitë që të bisedojmë për marrëveshje politike jo për procedura ligjore e kushtetuese se janë të qartë me përjashtim të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. Sigurisht në kanal zyrtare do t’iu bëj ftesë me u ul dhe me bisedu që vendin me i dhënë institucione”, tha Hamza, në emisionin “Rubikon”.
Hamza është shprehur se ka indikacione se ka veprime të qëllimshme nga Lëvizja Vetëvendosje, për prolongim të konstituimit të institucioneve qeverisëse.
”Vendi nuk ka nevojë që të ketë mungesë së institucioneve stabile. Për mua prioritetet janë të qarta, interesi i vendit, pastaj interesi i partive politike, e në fund të individëve brenda partive politike. Sepse mungesa e institucioneve stabile ndikon edhe në zhvillimin ekonomik. Ankesat më të mëdha edhe veprimet më të mëdha është duke i bo partia në pushtet, partia që ka qeverisë. Jam për t’u ruajt vota. Normalisht i vlerësoj të gjithë hapat procedural, megjithatë nuk duhet bërë veprime të qëllimshme, me qëllim të prolongimit të konstituimit të institucioneve për qeverisjen e ardhshme. Ka indikacione, por realisht është më shumë se një muaj që nuk është certifikuar rezultati zgjedhor”.



