spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
07:12
HomeEx-BRSSInvazioniPara takimit në Arabinë Saudite, Ukraina kryen sulm masiv me dron mbi...

Para takimit në Arabinë Saudite, Ukraina kryen sulm masiv me dron mbi Moskën

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ukraina ka nisur një sulm “masiv” me dron herët në mëngjes kundër kryeqytetit rus duke  vrarë të paktën një person, plagosur disa të tjerë dhe detyuroi mbylljen e aeroporteve dhe dëmtoi ndërtesa të banimit, thanë zyrtarët e Moskës dhe autoritetet e aviacionit.

Sulmi me dron, më i madhi kundër Moskës në muaj, vjen pasi Ukraina është gati t’i paraqesë Shteteve të Bashkuara një plan për një armëpushim të pjesshëm me Rusinë gjatë bisedimeve të martën në Arabinë Saudite.

- Advertisement -

Andrei Vorobyov, guvernatori i rajonit të Moskës, tha se një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën si rezultat i sulmit, e cila filloi në orën 4 të mëngjesit me orën lokale (01:00 GMT).

Vala e dronëve të sulmit dëmtoi shtatë apartamente në një ndërtesë banimi në rrethin Ramenskoye të rajonit të Moskës, tha Vorobyov.

- Advertisement -

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se mbrojtja ajrore shkatërroi gjithsej 337 dronë ukrainas gjatë natës, me 91 prej tyre mbi rajonin e Moskës.

Më herët, kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin përshkroi “një sulm masiv nga dronët e armikut ndaj Moskës”, i cili po zmbrapsej nga mbrojtja ajrore ruse.

Sobyanin tha se dronët u rrëzuan mbi Ramenskoye dhe gjithashtu rrethin Domodedovo të rajonit të Moskës. Të dy rrethet shtrihen rreth 40 km (25 milje) deri në 50 km (30 milje) në jug dhe juglindje të Kremlinit.

Autoriteti rus i aviacionit Rosaviatsia tha se fluturimet ishin të kufizuara brenda dhe jashtë katër aeroporteve të Moskës, duke përfshirë Domodedovo, Vnukovo dhe Zhukovsky në jug të qytetit dhe Sheremetyevo në veri si rezultat i sulmit me dron.

Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga Kievi për sulmin me dron, i cili erdhi përpara takimit të zyrtarëve ukrainas dhe amerikanë në Arabinë Saudite për të diskutuar një marrëveshje armëpushimi me Rusinë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat