spot_img
E diel, 8 Mars, 2026
08:16
HomeKosovaZgjedhjet 2025Rinumërohen 13 nga 50 vendvotimet, procesi po vazhdon në QNR

Rinumërohen 13 nga 50 vendvotimet, procesi po vazhdon në QNR

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjatë së hënës nga ora 16:00 kur edhe nisi procesi i rinumërimit të 50 vendvotimeve, sipas vendimit të KQZ-së, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 13 kuti.

“Vendvotimet e rinumëruara deri më tani i takojnë komunës së Vushtrrisë. Gjatë ditës së martë do të procedohet me rinumërimin edhe të vendvotimeve të tjera”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

- Advertisement -

Në mbledhjen e mbajtur më 10 mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori dy vendime për rinumërimin e 50 vendvotimeve.

Sipas Elezit, fillimisht, KQZ mori vendim për rinumërimin e 15 vendvotimeve nga komuna të ndryshme të Kosovës, në të cilat është zhvilluar procesi i votimit më 9 shkurt 2025.

- Advertisement -

“Sipas rekomandimit të prezantuar nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, gjatë pranimit të rezultateve në këtë qendër nga Qendrat Komunale të Numërimit është hasur në mospërputhje të numrit të nënshkrimeve në Listën e Votuesve me numrin e fletëvotimeve brenda në kutitë e votimit të këtyre vendvotimeve”, tha ai.

Prandaj, tregoi ai, në vazhdim, KQZ-ja mori vendim për rinumërimin e plotë të fletëvotimeve për subjektet politike dhe kandidatët nga 35 vendvotime për shkak se ekzistojnë mospërputhje në rezultate.

Këto vendvotime i takojnë komunës së Vushtrrisë në të cilat është votuar më 9 shkurt 2025.

Procesi i rinumërimit po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat