spot_img
E premte, 6 Mars, 2026
12:35
HomeSiguriaPoliciaIPK rekomandon suspendimin e zyrtarit policor për përdorimin e revoles zyrtare me...

IPK rekomandon suspendimin e zyrtarit policor për përdorimin e revoles zyrtare me municion privat

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për një zyrtar policor në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës respektivisht stacionit policor të Veriut me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Ky rekomandim është bërë në përputhje me parimet ligjore dhe transparencës, duke marrë parasysh rëndësinë e ruajtjes së standardeve profesionale në Policinë e Kosovës, njofton IPK.

- Advertisement -

“Bazuar në veprimet hetimore të ndërmarra deri tani nga hetuesit e IPK-së, dyshohet se zyrtari policor jashtë detyrës zyrtare ka përdorur revolen zyrtare (me municion privat – jo zyrtar) në një fshat të Gjilanit”, thuhet në njoftim.

Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat