spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
17:40
HomeSportDistria Krasniqi dhe Laura Fazliu shënojnë ngritje në ranglistën botërore

Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu shënojnë ngritje në ranglistën botërore

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pas medaljeve që i fituan në Grand Prix në Austri, xhudistet kosovare Distria Krasniqi e Laura Fazliu, kanë shënuar ngritje në ranglistën botërore.

Distria është e dyta në kategorinë deri 52 kilogramë, ndërsa më parë ishte e treta. Kampionia olimpike, Dijora Keldijorova e Uzbekistanit është e para.

- Advertisement -

Ndërkohë Laura Fazliu është ngritur prej pozitës së katërt në të tretën në kategorinë deri 63 kilogramë.

Holandezja Joane Van Lieshout dhe sllovenja Andreja Leshki janë më lart se Laura. Ajo e ka kaluar legjendën franceze, Klarise Agbegnenou.

- Advertisement -

Javën e kaluar, Distria fitoi medalje të argjendtë, ndërsa Laura u stolis me medaljen e bronzit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat