spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
12:57
HomeSiguriaUshtriaKomandanti i FSK-së takohet me homologun nga Shqipëria

Komandanti i FSK-së takohet me homologun nga Shqipëria

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim Komandantin e Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Gjeneral Brigade, Ylli Pulaj.

Të dy gjeneralët gjatë takimit, kanë rikonfirmuar bashkëpunimin ndërmjet forcave, si dhe u pajtuan për ngritjen e bashkëpunimit.

- Advertisement -

“Gjeneral Jashari, e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë  janë duke dhënë për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Në anën tjetër Gjeneral Pulaj falënderoi Gjeneral Jasharin për pritjen e ngrohtë dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm që personeli i FARSH dhe ai i FSK-së kanë realizuar së bashku në trajnime dhe shkollime të ndryshme. Në fund të dy Gjeneralët rikonfirmuan bashkëpunimin ndërmjet forcave të armatosura të të dyja vendeve dhe u pajtuan për ngritjen e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat