spot_img
E premte, 6 Mars, 2026
20:17
HomeSiguriaPoliciaArrestohet një person në Viti për armëmbajtje pa leje

Arrestohet një person në Viti për armëmbajtje pa leje

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjatë ditës së sotme Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Viti me leje të Gjykatës Themelore në Gjilan me dyshimin për armëmbajtje pa leje, ka realizuar një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit H.N.

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provave materiale: Një (1) armë e gjatë AK 47 me një karikator e kalibrit 7.62×39 mm, një pushkë gjahu kalibrit e markës Remington e kalibrit 280 rem, njëqind e dhjetë (110) fishekë të kalibrit 280 rem dhe një (1) pushkë ajrore”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

“I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Ndaj tij do të ngritët kallëzim penale për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’ nga neni 366 i KPRK-së”, njofton Policia.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat