spot_img
E diel, 8 Mars, 2026
04:26
HomeKosovaZgjedhjet 2025Tri ankesa në PZAP për shpalljen e rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja

Tri ankesa në PZAP për shpalljen e rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) deri tash ka pranuar tri ankesa që kanë të bëjnë me shpalljen e rezultateve përfundimtare nga ana e KQZ-së.

PZAP-i ka bërë të ditur se ankesat do të shqyrtohen brenda afatit të paraparë.

- Advertisement -

“Lidhur me pyetjet e tuaja ju njoftojmë:PZAP-i, deri më tani ka pranuar tri ankesa për shpalljen e rezultateve përfundimtare. PZAP-i do të shqyrtojë këto ankesa brenda afatit të paraparë ligjor”, thuhet në përgjigjen e këtij paneli vendimmarrës për media.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të shtunën në ora 16:00, ndërsa nga ora 17:00 nisi rrjedhja e afatit 48 orësh e drejtë kjo e subjekteve politike e kandidatëve që ishin në garën zgjedhore të 9 shkurtit.

- Advertisement -

Ndryshe, të drejtë ankese kanë edhe në Gjykatën Supreme nëse të njëjtit nuk pajtohen me vendimet e PZAP-it.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat