spot_img
E shtunë, 7 Mars, 2026
04:13
HomeSiguriaPoliciaGrabitje e armatosur dje në Veternik, Policia jep raportin

Grabitje e armatosur dje në Veternik, Policia jep raportin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Dje në Veternik të Prishtinës ka ndodhur një grabitje e armatosur. Sipas Policisë, katër të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tre viktimave që kanë qenë punëtorë të një kompanie për bartjen e parave.

Një nga viktimat dhe një nga të dyshuarit kanë mbetur të plagosur. Të dyshuarit tjerë kanë ikur me veturë në drejtim të panjohur.

- Advertisement -

Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri me një karikator dhe pesë fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“GRABITJE E ARMATOSUR  – Prishtinë  17.03.2025-10:26. Është raportuar për një rast grabitje në parkingun e një qendre tregtare, ku katër persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tre viktimave meshkuj kosovarë punëtorë të kompanisë për bartjen e parave. Si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit lëndime trupore kanë pësuar njëri nga viktimat i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK  Prishtinë, si dhe një i dyshuar. Të dyshuarit tjerë kanë ikur me një veturë në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë e zjarrit me një karikator dhe pesë fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat