Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me përleshjen e ndodhur në Prishtinë, duke zbardhur ngjarjen dhe identifikuar te lënduarit.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se pas përleshjes janë lënduar dy persona (shtetas të huaj).
“Sot rreth orës 10 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë”, tha ajo.
“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast (me mjet të mprehtë) dyshohet të jenë lënduar dy persona (shtetas të huaj) të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.



