spot_img
E shtunë, 7 Mars, 2026
08:52
HomeSiguriaPoliciaPolicia sekuestron drogë në një automjet në Kaçanik, arrestohet 19-vjeçari

Policia sekuestron drogë në një automjet në Kaçanik, arrestohet 19-vjeçari

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia në Kaçanik dje rreth orës 17:00 në rrugën “Doganaj” ka ndaluar një veturë të tipit VW Golf me targa vendore.

Gjatë kontrollimit të dokumentacionit të shoferit dhe veturës, nën ulëset e pasme policia ka gjetur tre qese najloni që përmbanin disa paketime të vogla me lëndë narkotike të llojit marihuanë, me një peshë totale prej 53.02 gramësh.

- Advertisement -

Lidhur me rastin, policia bën të ditur në komunikatë se janë njoftuar hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të vazhduar hetimet.

I dyshuari, një mashkull kosovar 19-vjeçar, është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat