Kosova ka siguruar një fitore të madhe ndaj Islandës, duke triumfuar me rezultat 3-1 në ndeshjen vendimtare për Ligën B të Ligës së Kombeve.
Heroi i mbrëmjes ishte Vedat Muriqi, i cili shkëlqeu me një hat-trick të parë në karrierën e tij me fanellën e Kosovës.
Pas disavantazhit të hershëm, ‘Dardanët’ përmbysën gjithçka dhe vulosën një fitore të rëndësishme që i ngjit në një nivel më të lartë të garës evropiane.
Kosova tani për herë të parë do të luajë në Ligën B të Ligës së Kombeve, që është niveli i dytë i ligës.



