spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
17:37
HomeSportLa Kosovën për Shqipërinë, trajneri brazilian e lë në tribunë

La Kosovën për Shqipërinë, trajneri brazilian e lë në tribunë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Lista e Kombëtares në UEFA, për ndeshjen me Andorrën, ka mbetur e njëjtë si ndaj Anglisë.

Kështu do të mbeten në tribunë Etnik Brruti, Andi Hadroj dhe Simon Simoni.

- Advertisement -

Silvinjo sërish me zgjedhje të guximshme për Hadrojn, i cili është i vetmi me pozicion natyral në krahët e mbrojtjes, përpos Alijit dhe Balliut që projektohen titullarë.

Brruti rezulton të ketë fituar ftesën në mars, vetëm për të qenë i gatshëm në rast emergjence.

- Advertisement -

Në anën tjetër portieri Simon Simoni ishte zgjedhje e pritur, për të mos sakrifikuar një tjetër lojtar.

Largimi i tre lojtarëve, nga 26 të ftuar për sfidat e marsit, është i detyruar nga UEFA.

Kujtojmë se vetëm 23 mund të jenë të gatshëm për një ndeshje.

Sfida me Andorrën do të nisë sot në orën 20:45, pikërisht në “Arena Kombëtare”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat