spot_img
E shtunë, 7 Mars, 2026
08:43
HomeSiguriaPoliciaPushojnë hetimet ndaj policit që dyshohej se kishte marrë pjesë në një...

Pushojnë hetimet ndaj policit që dyshohej se kishte marrë pjesë në një tubim të PDK-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kanë pushuar hetimet ndaj Idriz Gashit, rreshterit të Policisë së Kosovës i cili dyshohej se kishte marrë pjesë në një tubim elektoral të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Avokati i tij, Arianit Koci, shkroi në Facebook se “e vërteta doli në shesh”.

- Advertisement -

“Idriz Gashi – i pastër si loti. Rreshteri Idriz Gashi, pjesë e Task Forcës Hetuese dhe hetues në rastet më të ndjeshme të korrupsionit në vend, ishte dyshuar padrejtësisht se kishte marrë pjesë në një tubim të PDK-së. Sot jemi informuar se hetimet janë pushuar. Nuk ka pasur asnjë shkelje. Asnjë provë. Asnjë fakt”, shkroi avokati.

Tha se nga dita e parë ka insistuar “që të dalë e vërteta”.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

E vërteta doli në shesh.

Idriz Gashi – i pastër si loti.

Rreshteri Idriz Gashi, pjesë e Task Forcës Hetuese dhe hetues në rastet më të ndjeshme të korrupsionit në vend, ishte dyshuar padrejtësisht se kishte marrë pjesë në një tubim të PDK-së.

Sot jemi informuar se hetimet janë pushuar.

Nuk ka pasur asnjë shkelje. Asnjë provë. Asnjë fakt.

Që nga dita e parë kam insistuar që të dalë e vërteta. I kam thënë: “Këtë betejë do ta fitojmë, sepse po akuzohesh padrejtësisht.”

Fituam!

Në kohën kur po e gjykonin publikisht, unë i kam qëndruar afër – si avokat dhe si njeri.

Tani, ai del më i fortë, më i pastër dhe me kokën lart.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat