spot_img
E shtunë, 7 Mars, 2026
12:35
HomeSiguriaPoliciaArrestohet një taksist në Gjilan, pasi mundësoi ushtrimin e prostitucionit

Arrestohet një taksist në Gjilan, pasi mundësoi ushtrimin e prostitucionit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Njësiti i Hetimeve të Trafikimit me Qenie Njerëzore, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Gjilanit, ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Mundësimi apo detyrimi në prostitucion”, sipas nenit 234 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I dyshuari, i identifikuar si M.M., akuzohet se, duke ushtruar profesionin e taksistit, ka mundësuar ushtrimin e prostitucionit për vajza të moshave të ndryshme, ka njoftuar Prokuroria e Gjilanit.

- Advertisement -

Sipas hetimeve, ai dyshohet se ka organizuar takime me klientë për dy vajza të moshës 22 dhe 23 vjeçare, të cilat i kishte sjellë nga Prishtina në Gjilan. Gjatë këtij procesi, ai dyshohet se ka përfituar një shumë prej 520 eurosh nga shërbimet seksuale të tyre.

Pas arrestimit, me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për këtë rast po vazhdojnë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat