spot_img
E shtunë, 7 Mars, 2026
12:34
HomeSiguriaPoliciaGjendet një person i vdekur në Prishtinë

Gjendet një person i vdekur në Prishtinë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një person është gjetur sonte pa shenja jete në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për media zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku bëri të ditur se personi që u gjet pa shenja jete, është shtetas i huaj.

- Advertisement -

“Rreth orës 22:00 është raportuar për një person pa shenja jete, në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit”, tha ajo.

“Në vendin e ngjarjes mjekët emergjent kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, shtetas i huaj”, thuhet tutje në konfirmim.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat