spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
09:47
HomeSiguriaUshtriaMaqedonci: Kosova do të jetë mikpritëse e “Defender Europe 25”

Maqedonci: Kosova do të jetë mikpritëse e “Defender Europe 25”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se Kosova, përmes FSK-së, do të jetë mikpritëse e ushtrimit më të madh ushtarak në Evropë, “Defender Europe 25/immediate Response”.

Mund të jetë një imazh i 11 persona

- Advertisement -

Sipas Maqedoncit, përgatitjet për këtë ushtrim po zhvillohen sipas planit të paraparë dhe tha se janë të bindur që realizimi i tij do të jetë i suksesshëm.

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti

- Advertisement -

“Sot, në Mnelë të Shqipërisë, së bashku me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, vizituam ushtarakët tanë – konkretisht Togun e Mortajave të Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë. Kjo njësi po zhvillon stërvitjen e qitjes me mortaja 120 mm, në kuadër të ngritjes së aftësive luftarake të FSK-së dhe përgatitjeve për ushtrimin ‘Defender Europe 2025’”, shkruan mes tjerash Maqedonci.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti që thotë "ALBANIA"

Postimi i plotë:

Republika e Kosovës përmes Forcës së Sigurisë së Kosovës do të jenë mikpritëse të ushtrimit më të madh ushtarak në Evropë, “Defender Europe 25/Immediate Response ”. Përgatitjet për këtë ushtrim po zhvillohen sipas planit të paraparë dhe jemi të bindur se realizimi i tij do të jetë i suksesshëm.

Sot, në Mnelë të Shqipërisë, së bashku me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, vizituam ushtarakët tanë – konkretisht Togun e Mortajave të Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë. Kjo njësi po zhvillon stërvitjen e qitjes me mortaja 120 mm, në kuadër të ngritjes së aftësive luftarake të FSK-së dhe përgatitjeve për ushtrimin “Defender Europe 2025”.

Aty rikonfirmuam që ushtria jonë është në nivel të atyre të NATO’s për nga përgatitja profesionale, motivi dhe pajisjet në armatim!

Së bashku më të fortë!

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat