Ylli egjiptian, Mohamed Salah thuhet se mund të rinovojë kontratën e tij me Liverpoolin edhe për dy vite tjera, edhe përkundër shumë zërave për ndarje në këtë verë.
Sipas Foot Mercato, Salah është në prag të nënshkrimit të një kontrate të re dyvjeçare me Liverpoolin, duke siguruar të ardhmen e tij në Anfield, pavarësisht spekulimeve me muaj për një largim të mundshëm.
Sulmuesi egjiptian, marrëveshja aktuale e të cilit skadonte këtë verë, ishte i lidhur me PSG-në, Barcelonën dhe Al-Hilal, ndërsa Liverpool raportohet se konsideronte Ademola Lookman si një zëvendësues të mundshëm të egjiptianit.
Në fillim të këtij viti, Salah la të kuptohet se ky mund të jetë sezoni i tij i fundit me Reds, duke nxitur thashethemet për largim.
Megjithatë, negociatat mes përfaqësuesve të tij dhe Liverpool kanë ecur pozitivisht dhe ai tani është afër arritjes së një marrëveshjeje të re që do ta shihte atë të plotësonte një dekadë me Reds.
Ndërsa detajet financiare mbeten të pazbuluara, rinovimi i Salah do të ishte një nxitje e madhe për Liverpoolin, pasi ata po kalojnë në një epokë të re nën Arne Slot.
Mbajtja e golashënuesit të tyre më të mirë siguron stabilitet në sulm, ndërsa Reds përgatitet për sfidat e ardhshme.



