spot_img
E hënë, 24 Nëntor, 2025
01:22
HomeSiguriaPoliciaDrejtoi veturën në anën e kundërt në autostradë, Policia e gjobiti shoferin...

Drejtoi veturën në anën e kundërt në autostradë, Policia e gjobiti shoferin me 500 euro

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka gjobitur me 500 euro shoferin i cili ka drejtuar veturën e tij në anën e kundër të autostradës.

Po ashtu, policia i ka dhënë atij pesë pikë negative dhe të njëjtit i ka ndaluar drejtimin  e automjetit në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë muajve.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i amë e biletës dhe teksti

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Drejtimi i automjetit në kahje të kundërt në autostradë!

“Me datën 03.04.2025 ne rrjetet sociale është publikuar një video-incizim i një Automjeti duke qarkulluar ne kahje te kundërt ne Autostradën “Dr. Ibrahim Rugova”. Njësia për Kontroll të Autostradave në bashkëpunim me njësinë kufitare ka identifikuar dhe ndaluar shoferin që ka drejtuar mjetin në kahun e kundërt të lëvizjes,  i njëjti është gjobitur me 500 €, 5 pikë negative dhe i është ndaluar drejtimi i automjetit në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) muaj gjithashtu mjeti përmes kompanisë për tërheqje është larguar nga trafiku.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat