spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
04:23
HomeBotaUragani Milton shkërmoq Floridan, derisa paralajmërohen edhe për viktima

Uragani Milton shkërmoq Floridan, derisa paralajmërohen edhe për viktima

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Florida e SHBA-ve po përballet me uraganin Milton, një stuhi e kategorisë së 3-të, duke sjellë edhe më shumë dëme në këtë zonë tashmë thuajse të shkatërruar nga uragani Helene.

Erërat e forta me shpejtësi deri në 160 km në orë, solli shumë tornado e goditi shumë qytete të këtij shteti.

- Advertisement -

Zonën Tampa është në situatë të vështirë shkaku i shirave të mëdha, sasia e të cilëve ishte deri në 41 centimetra, çka shtyri Shërbimin Kombëtar të Motit që të paralajmërojë përmbytje të shpejta.

Më shumë se 2 milionë shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji në Florida.

- Advertisement -

“Ne kemi humbur disa jetë”, tha Sherifi i Qarkut St. Lucie, Keith Pearson për mediat, por nuk mund të jepte numrin e saktë të viktimave.

Florida perëndimore i ka të freskëta shkundjet e uraganit Helene nga i cili mbetën të vdekur 230 persona.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat