spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
15:56
HomeSportEkipi i njohur italian po kërkon me ngulm transferimin e lojtarit të...

Ekipi i njohur italian po kërkon me ngulm transferimin e lojtarit të kombëtares

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Arbër Hoxha mund të bëjë hapin e madh në karrierë.

Ai mund të transferohet në një prej ligave më të forta të Evropës.

- Advertisement -

Mediumi italian “europacalcio.it”, shkruan se skuadra italiane Lecce, është duke insistuar në transferimin e sulmuesit të krahut nga Dinamo Zagrebi.

Kalimi i Hoxhës te Lecce mund të finalizohet gjatë afatit kalimtar të verës, pasi palët thuhet se tashmë kanë nisur kontaktet në dimër.

- Advertisement -

Futbollisti 26-vjeçar, i cili përfaqëson Shqipërinë, ka kontratë me Dinamon deri në verën e vitit 2027.

Në këtë sezon me Dinamon, Hoxha regjistroi 25 paraqitje, shumicën prej tyre si zëvendësues.

Ai ka realizuar tre gola dhe ka asistuar po aq herë në elitën e futbollit kroat.

Lecce, që aktualisht po lufton për mbijetesë në Serie A dhe ka në përbërje edhe dy futbollistë shqiptarë, Ylber Ramadanin dhe Medon Berishën, ndërsa e sheh Hoxhën si një përforcim të rëndësishëm për krahët në sulm.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat