spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:19
HomeSiguriaUshtriaKurti konfirmon: Kosova mikpritëse e Defender Europe për të tretën herë

Kurti konfirmon: Kosova mikpritëse e Defender Europe për të tretën herë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, ka njoftuar se ushtrimi më i madh ushtarak, Defender Europe, do të zhvillohet për të tretën herë në Republikën e Kosovës.

Nga 26 maji deri më 6 qershor, Kosova do të jetë nikoqire për rreth 12 mijë ushtarë nga 19 vende të ndryshme, si pjesë e ushtrimit të reagimit të menjëhershëm, një nga tre ushtrimet e planifikuara në kuadër të Defender Europe 25.

- Advertisement -

Përveç këtij angazhimi, këtë vit do të vendoset Komanda e Divizionit të 28-të të Këmbësorisë së ushtrisë amerikane në Aeroportin e Gjakovës, nga ku do të drejtohen të gjitha ushtrimet në rajonin e Ballkanit.

Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, Kurti theksoi se ky është një moment i rëndësishëm që tregon thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Ai gjithashtu e përmendi përmirësimin e aftësive luftarake të ushtrisë kosovare, duke e bërë vendin më të sigurt dhe duke kontribuar në stabilitetin rajonal.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Defender Europe rikthehet përsëri në Republikën e Kosovës – për herë të tretë!

Edhe kësaj radhe, Kosova do të jetë ndër 18 vendet nikoqire të ushtrimit më të madh ushtarak që drejtohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ku marrin pjesë 25 mijë ushtarakë nga 29 vende aleate e partnere. Nga 26 maji e deri më 6 qershor, do t’i mirëpresim rreth 12 mijë ushtarakë nga 19 vende për ushtrimin e reagimit të menjëhershëm, një nga tre ushtrimet që do të zhvillohen në kuadër të Defender Europe 25.

Përveçse do të jemi nikoqir, risia është se këtë herë, në Aeroportin e Gjakovës, do të vendoset Komanda e Divizionit të 28-të të Këmbësorisë së ushtrisë amerikane, dhe nga aty, do të drejtohen të gjitha ushtrimet në rajonin e Ballkanit. Partneriteti dhe bashkëpunimi ynë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mbrojtje dhe siguri po thellohet e zgjerohet, dhe ky moment është padyshim dëshmi e kësaj.

Që nga ndarjet e larta buxhetore për çdo vit, pajisja e ushtarëve me armatim modern e gjithnjë më të shumtë e deri te ngritja e aftësive luftarake, përherë në bashkëpunim me shtetet anëtare të NATO-s, e kanë bërë Kosovën një vend të sigurtë si asnjëherë më parë dhe i tillë që kontribuon dhe eksporton stabilitet.

Ne jemi të përkushtuar që të rrisim edhe më tej angazhimin e Kosovës në ruajtjen e paqes dhe mbrojtjen e sigurisë në rajon e më gjerë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat