spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:23
HomeBotaAmerikaUragani Milton u fuqizua shkaku i ndryshimeve klimatike

Uragani Milton u fuqizua shkaku i ndryshimeve klimatike

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Miliona banorë të Floridës kanë nisur sanimin e dëmeve të lëna nga uragani Milton.

Milton solli përmbytje të mëdha dhe shkaktoi një valë tornadosh vdekjeprurëse në bregun lindor të Floridës, duke vrarë të paktën 16 njerëz dhe duke lënë miliona pa energji elektrike.

- Advertisement -

Gjatë një periudhe 72-orëshe këtë javë, Departamenti i Transportit i Floridës hoqi 2,200 kamionë me mbeturina, më shumë se 40,000 metra kub nga ishujt pengues të Pinellas County pranë grykës së Gjirit Tampa, tha në një konferencë guvernatori Ron DeSantis.

Punonjësit e shërbimeve komunale riparuan linjat e rrëzuara të energjisë dhe kullat e dëmtuara të celularëve.

- Advertisement -

Në qarkun Hillsborough, që përfshin Tampa, punëtorët kanë vizituar më shumë se 450 shtëpi dhe biznese për të vlerësuar dëmet që nga e enjtja, tha C.K. Moore, një zyrtar i menaxhimit të urgjencës.

Ndryshe nga Helene, stuhia e së cilës shkaktoi shumicën e dëmeve përgjatë bregdetit, erërat e forta dhe reshjet ekstreme të uraganit Milton, krijuan probleme në të gjithë qarkun.

Qyteti i Tampa nuk i di ende kostot e stuhisë, tha drejtori i komunikimit Adam Smith.

Ndryshimet klimatike e fuqizuan uraganin Milton
Uragani i pestë më ashpër i Atlantikut në histori, Milton mund t’u kushtojë siguruesve midis 30 dhe 60 miliardë dollarë, tha të premten analisti i Morningstar DBRS, Marcos Alvarez.

Ky parashikim ishte më i ulët se deri në 100 miliardë dollarë të vlerësuara nga kjo kompani para mbërritjes së stuhisë.

Intensifikimi i shpejtë i Milton-it nga një stuhi e kategorisë 1 në një përbindësh të kategorisë 5 në më pak se 24 orë, ishte shembulli më i fundit i një tendence shqetësuese që stuhitë të bëhen më të fuqishme, më shpejt, për shkak të ndryshimeve klimatike.

Milton arriti në tokë si një uragan i madh i kategorisë 3.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat