spot_img
E hënë, 24 Nëntor, 2025
00:38
HomeSiguriaPoliciaTë shtëna në Shtërpcë, Policia konfiskon armë dhe municion nga disa persona

Të shtëna në Shtërpcë, Policia konfiskon armë dhe municion nga disa persona

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka gjetur armë dhe municion në fshatin Kashtanjevë të Shtërpcës, pasi pas mesnate u informua për disa të shtëna.

Siç njofton Policia, ata hasën një grup prej gjashtë personash që po qëndronin për piknik në këtë fshat.

- Advertisement -

“Më datë 20.04.2025, rreth orës 00:40, policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar informacion se në fshatin Kashtanjevë, komuna e Shtërpcës, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Menjëherë pas pranimit të informacionit, dy njësi patrulluese kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur një grup prej gjashtë personash që po qëndronin për piknik. Ekzistonte dyshimi se disa prej tyre kishin përdorur armë zjarri”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Gjatë kontrollit të realizuar në vendngjarje, tek të dyshuarit D. F. (40 vjeç) dhe U. A., 25 vjeç, meshkuj, kosovar, janë gjetur dhe konfiskuar këto armë dhe municione: 1 pushkë gjahu me 3 fishekë dhe 5 gëzhoja, 1 revole me 2 karikatorë dhe 23 fishekë, 1 revole me 1 karikator dhe 5 fishekë, 2 sopata”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë.

- Advertisement -

Të dyshuarit u shoqëruan në stacionin policor në Shtërpcë dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, u liruan në procedurë të rregullt “për hetime të mëtejme”, thotë Policia.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat