Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, dhe Kryeprokurori i Prokurorisë në Ferizaj, Burim Çerkini, do të mbajnë konferencë për media, sot (e hënë) nga ora 11:30.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në një njoftim për media.
Konferenca lidhet me arrestimin e shtatë personave të dyshuar për përfshirje në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika.
“Sot, më 21.04.2025, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë do të mbaj një konferencë për media ku do të shpalosen detaje rreth operacionit policor që u zhvillua në orët e hershme të mëngjesit në komunën e Kaçanikut dhe i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes së Rreshterit policor Muhamed Lika”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Njoftimi i plotë:
FTESË PËR MEDIA
Prishtinë, më 21 prill 2025
Sot, më 21.04.2025, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë do të mbaj një konferencë për media ku do të shpalosen detaje rreth operacionit policor që u zhvillua në orët e hershme të mëngjesit në komunën e Kaçanikut dhe i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes së Rreshterit policor Muhamed Lika. Në këtë konferencë do ta marrë pjesë: drejtori i përgjithshëm i PK-së kolonel Gazmend HOXHA, Kryeprokurori i Prokurorisë në Ferizaj z. Burim Çerkini.
Datë: 21.04.2025
Vendi: Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës – Ferizaj
Ora: 11:30
Ftohen mediat të marrin pjesë dhe ta përcjellin këtë ceremoni.



