spot_img
E premte, 15 Maj, 2026
21:08
HomeEkonomi880 milionë euro në pritje – mungesa e institucioneve bllokon përfitimet nga...

880 milionë euro në pritje – mungesa e institucioneve bllokon përfitimet nga BE

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mjetet financiare të parapara për Kosovën nga Plani Evropian i Rritjes mbeten peng të mungesës së institucioneve vendore që duhet të formohen si rezultat i zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Nga mbi 880 milionë euro që Kosova pritet të përfitojë në total nga ky plan, parafinancimi në vlerë prej 7% të shumës totale nuk mund të lëshohet pa konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re.

- Advertisement -

Kjo sepse marrëveshjet me Bashkimin Evropian, të cilat janë me karakter ndërkombëtar, duhet të ratifikohen me dy të tretat e votave në Kuvend.

Deri më tani, vetëm Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë përfituar mjetet e parafinancimit.

- Advertisement -

“Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor mund të presin parafinancimin që përfaqëson 7% të shumës totale që u takon. Në mënyrë që ata të pranojnë parafinancimin, vendet së pari duhet miratuar agjenda e reformave, dhe më pas të ratifikohen marrëveshjet për kreditë dhe mjetet. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur këto kushte dhe i kanë pranuar mjetet në mesin e muajit mars”, ka thënë Guillaume Mercier – Zëdhënësi i Komisionit Evropian, raporton transmetuesi publik.

Nga mbi 880 milionë euro që Kosova pritet të përfitojë në total, rreth 61 milionë – janë në formë të parafinancimit.

Mirëpo, në mënyrë që kjo të realizohet, marrëveshjet duhet t’i prezantoj qeveria e re e Kosovës e më pas e ato duhet të ratifikohen nga ana e deputetëve të vendit.

Sipas njohësve të çështjeve evropiane, edhe në rast se institucionet formohen shpejt, procedurat për ratifikim do të kërkonin së paku dy deri në tre muaj kohë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat