spot_img
E premte, 15 Maj, 2026
20:45
HomeKosovaPas intervistimit, lirohet në procedurë të rregullt Sami Lushtaku

Pas intervistimit, lirohet në procedurë të rregullt Sami Lushtaku

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

E PLOTËSUAR / Sami Lushtaku është liruar pas intervistimit në stacionin policor në Skenderaj.

Ai u paraqit para hetuesve në Stacionin e Policisë që shkuan nga Prishtina për ta intervistuar në lidhje me incidentin e djeshëm në Skenderaj, ku u Hysni Mehani nga LVV-ja ishte sulmuar fizikisht.

- Advertisement -

Avokatët e Lushtakut Labinot Vata e Besiana Ismajli thanë se kreu i komunës së Skenderajt është liruar në procedurë të rregullt.

Lushtaku – Kurtit: Mos e përdor pushtetin, prokurorinë e gjykatat

- Advertisement -

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, pas intervistimit, i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin  Kurti, që ‘’mos ta përdor, pushtetin, prokurorinë e gjyktatat’’.

Lushtaku po ashtu ka falënderuar qytetarët që i kanë përkrahje atij.

‘’Ne i bëjmë thirrje nga këtu, që mos ta përdor pushtetin, mos ta përdor policinë mos ta përdor prokurorinë, mos ta përdor gjykatën. Unë ju falënderoj nga zemra edhe njëherë që sot e gjithmonë kështu bashkë këna me kanë, deri të na lëshon shpirti’’, ka thënë Lushtaku.

Sami Lushtaku mbërrin në Stacionin Policor për intervistim për sulmin ndaj Mehanit

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat