spot_img
E mërkurë, 1 Tetor, 2025
00:58
HomeKosovaDrejtësiaKurti gjobitet sërish me 250 euro për mosparaqitje në Prokurori

Kurti gjobitet sërish me 250 euro për mosparaqitje në Prokurori

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjykata e Prishtinës e ka dënuar për herë të dytë me 250 euro tashmë ish-kryeministrin Albin Kurti për mosparaqitje në Prokurorinë Speciale (PSRK) për të dëshmuar lidhur me rastin e rezervave shtetërore.

KALLXO.com ka mësuar se kjo është herë e dytë  që Albin Kurti është dënuar nga Gjykata e Prishtinës pasi nuk i është bindur urdhrit të Gjykatës për të dëshmuar në Prokurori.

- Advertisement -

Gjoba e dytë vjen pasi herën e parë Kurti ishte gjobitur që nuk është paraqitur për të dëshmuar dhe pas kësaj gjobe përsëri Prokuroria i është drejtuar Gjykatës që të urdhërojë dëshmitarin të paraqitet në objektin e Prokurorisë për të dëshmuar. Gjykata përsëri ka lëshuar urdhër, i cili nuk është përfillur nga Kurti.

Pas këtyre veprimeve, Gjykata ka nxjerrë vendim të dytë duke e dënuar Kurtin sërish me 250 euro.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat