spot_img
E hënë, 20 Prill, 2026
19:06
HomeKosovaKurti: LDK-së i ofrova bashkëqeverisje dhe kryetarin e Kuvendit, e refuzuan

Kurti: LDK-së i ofrova bashkëqeverisje dhe kryetarin e Kuvendit, e refuzuan

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që është kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë të ditur ofertën që i ka vendosur në tavolinë, liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, që Kurti thotë se u refuzua nga kjo parti në opozitë.

Ai thotë se fillimisht LDK-së iu ofrua posti i zëvendëskryeministrit e katër ministri, e më pas një tjetër ofertë ishte edhe për kreun e Kuvendit.

- Advertisement -

“Kur u refuzua oferta jonë për bashkëqeverisje që LDK të ketë zëvendëskryeministrin dhe katër ministri nën shpjegimin që LVV nuk duhet t’i ketë të tri pozitat e larta shtetërore, atëherë ne bëmë një ofertë tjetër për LDK-në, e kjo është që pozita e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarit të Kuvendit të pësojnë një rokadë, ashtu që ose nënkryetari i LDK-së ose dikush tjetër për të cilin përcaktohet LDK-ja të zë pozitën e kryetarit të Kuvendit, ndërkaq kryetarja aktuale e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së presidentes do të bëhej nënkryetare e Kuvendit, aty ku tash është pozita e LDK-së”, deklaroi Kurti para gazetarëve.

Ai tha se kjo do të ishte mënyra që vendi të mos shkonte në zgjedhje te tjera, sipas tij, të panevojshme.

- Advertisement -

“Në këtë mënyrë ne do ta kishim edhe më tej qeverinë, nuk do t’i kishim zgjedhjet e panevojshme, por përveç kësaj LDK do ta kryesonte legjislativin, ndërkohë ne për kandidatin tonë, Glauk Konjufcën nuk kemi kërkuar votë për nga LDK. Ata le të votojnë si të duan, abstenim kundër edhe për, por le të votojnë. Konsiderojmë që qasje shtetformuese, shtetndërtuese, progresive është ajo në të cilën deputetët e marrin të drejtën e tyre edhe si detyrim, si llogaridhënie, si përgjegjësi ndaj atyre që i përfaqësojnë dhe për funksionimin sa më të mirë të shtetit.

Ai tha se Konjufca ka deklaruar që do të tërhiqej nëse ka figurë konsensuale.

“Ne  nuk  e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Galauk Konjufcën. Nuk është e rastësishme që ne e kemi propozuar Glauk Konjufcën më pak se 30 orë para mesnatës ndërmjet 5 e 6 marsit e kundërkandidaten, deputeten, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, e kemi propozuar më pak se tri orë ndërmjet 5 e 6 marsit. Nuk kemi qenë asnjëherë interesuar që të jemi total tek udhëheqja e shtetit në të tri pozitat e larta, mirëpo kur askush nuk sjellë asnjë emër, ne ishim të detyruar që të ecim përpara si fitues të zgjedhjeve. Le të mos harrojmë që për herë të parë në histori të Kosovës një subjekt politik i ka 51, 1 për qind, dhe kjo ka qenë jo veç e paparë, por edhe e pa imagjinueshme, veçse ky është vullneti i popullit. Ne nuk mund të krijojmë bashkëpunime e bashkëqeverisje në kundërshtim me vullnetin e popullit, në kundërshtim me rezultatin e zgjedhjeve”, tha Kurti.

Kreu i LVV-së tha se nuk është mirë që keqpërdoret, sipas tij, çështja e kuorumit në mënyrë që të mos njihet rezultati i zgjedhjeve.

Kurti tha se janë të vetmit që kanë sjellë emra të përveçëm për president. “Nëse nuk ndryshon diçka në këto ditët e mbetura, atëherë thjesht mua më mbetet të konstatoj që ka më shumë dëshirë, vullnet, interesim për zgjedhje të reja, sesa kjo prezantohet.

Ai  tha se LDK nuk ka qenë e interesuar për president, sepse ka thënë se nuk kanë numra për këtë gjë.

“LDK i ka 15 deputetë, me 15 deputetë mundesh me ia mbledhë nënshkrimet vetëm për gjysmë një kandidati se edhe për kandidat të duhen 30”, tha Kuti.

Kreu i Vetëvendosjes tha se vetë LDK nuk ka konsideruar asnjëherë që asaj i takon presidenti.

“Ju duhet ta kuptoni situatën e vështirë në të cilën ndodhem unë. Nuk mund të bëhem më LDK, se LDK-ja. Vetë LDK nuk ka konsideruar që asaj i takon pozita e presidentit, dhe nuk e ka kërkuar një gjë të tillë dhe unë nuk mund të ofroj në negociata çka nuk kërkohet nga pala tjetër, e para. Nuk ka mundësi unë të ofroj çfarë ata më kanë thënë që nuk e kërkojnë. Ekzistojnë disa rregulla elementare në bisedime mes palëve. LDK me 15 deputetë siç ka dalë në zgjedhjet e fundit nuk beson që ka të drejtë të kërkojë pozitën e presidentit, ajo vetëm çfarë ka thënë është ese LVV nuk  bën t’i ketë të tri pozitat”, tha ai.

Kurti tha nuk mund të shkojnë kundër vullnetit të qytetarëve.

“Unë e di që ka dikush që ndoshta do të dëshironte që LVV të mos e kalonte as pragun, por nuk është mundshme kjo. 57 deputetë, 51. 1 për qind populli i Kosovës ia ka dhënë LVV-së, pa u respektuar kjo, nuk mund të ketë marrëveshje”, tha tutje kryeministri e kreu i LVV-së.

Ai tha se provuan për kandidatë konsensual e opozitarët nuk sollën asnjë emër në përputhje me kriteret që ndërkohë i kërkonin ndaj LVV-së.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat