spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
10:15
HomeEkonomiBanka Botërore ul parashikimet e rritjes ekonomike të Kosovës për vitin 2025

Banka Botërore ul parashikimet e rritjes ekonomike të Kosovës për vitin 2025

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Banka Botërore tha se pret që Produkti i Brendshëm Bruto i Kosovës (BPV) të rritet me 3.8% këtë vit, duke ulur parashikimin e tetorit me 0.1 pikë përqindjeje.

Vitin e ardhshëm ekonomia e Kosovës pritet të arrijë të njëjtin ritëm të rritjes si në vitin 2025, tha Banka Botërore në raportin e saj më të fundit Azhurnues Ekonomik për Evropën dhe Azinë Qendrore të publikuar të mërkurën.

- Advertisement -

Vitin e kaluar Kosova kishte rritje ekonomike prej rreth 4.4%.

Në rajonin e Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë Kosova, Banka Botërore parashikon se ekonomia do të zgjerohet me 3.2% në vitin 2025, duke ulur projeksionin e tetorit prej 3.7%. Prodhimi ekonomik i rajonit u rrit me rreth 3.5% në vitin 2024.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat