spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
10:25
HomeEkonomiAnkesa për çmime – bizneset paralajmërojnë rritje në maj

Ankesa për çmime – bizneset paralajmërojnë rritje në maj

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Buka, qumështi, vezët e produkte të tjera kanë nisur të shtrenjtohen në Kosovë. Nga 50 cent sa ishte ai i bukës, ka shkuar në 70 centë, në disa furra, ndërsa çmimi i produkteve të qumështit pritet të ngrihet nga 15-20%.

Qytetarët po ankohen se edhe çmimet e produkteve tjera kanë shënuar ngritje.

- Advertisement -

Nga Shoqata e Industrisë së Qumështorëve të Kosovës thonë se ngritja e çmimit po bëhet për shkak të ngritjes së tarifave të energjisë elektrike.

E ngritje të çmimeve kanë paralajmëruar edhe biznese të tjera në Kosovë.

- Advertisement -

Ngritja e çmimeve të produkteve ushqimore dhe shërbimeve është paralajmëruar se do të vijë pas rritjes së tarifave të energjisë elektrike në 16.1%.

Megjithëse sipas Ahmetit, në këtë valë të ngritjeve luajnë rol edhe faktorë tjerë.

Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës flasin për ngritje të çmimeve për 2.9% në muajin mars krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Kryesisht, ngritje kanë shënuar çmimet e qumështit, djathit, vezëve, kafesë, çajit e perimeve. Kësaj vale të ngritjes së çmimeve së fundmi i janë bashkuar edhe kafenetë dhe restorantet në Kosovë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat