spot_img
E hënë, 6 Prill, 2026
17:59
HomeKosovaKurti sërish s’flet për gazetarët te Kuvendi

Kurti sërish s’flet për gazetarët te Kuvendi

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV), Albin Kurti, sërish s’është deklaruar për gazetarët pak para nisjes së seancës ku do të bëhet përpjekja e tetë për të konstituuar Kuvendin.

Kurti s’u deklarua për gazetarët asnjëherë që kur ka nisur seanca konstituive e Kuvendit, duke mos u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve se si do të dilet nga ngërçi.

- Advertisement -

Megjithatë, dje në në Leposaviq ku shkoi për hapjen e një zyre të Postës së Kosovës, Kurti kishte “shfrytëzuar” mikrofonat e gazetarëve për të folur për këtë ngjarje.

Më herët, gazetarët në shenjë proteste kanë lëshuar mikrofonat në tokë kur Kurti kishte dalë nga Kuvendi.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat