Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka dhënë mbështetje protestës së studentëve në Shkup, duke theksuar se e drejta themelore për gjuhën shqipe, e garantuar me kushtetutë, nuk duhet të cenohet nga askush.
“Çdo përpjekje për ta prekur është shkelje flagrante e të drejtave”, ka shkruar kreu i AAK-së.
Në postimin e tij Haradinaj ka goditur Kurtin duke thënë se protesta është një “thirrje e fortë ndërgjegjeje për të gjithë ata që ndërhyjnë në politika që nuk u takojnë, duke përçarë dhe dobësuar faktorin shqiptar, aty dhe kudo”.
Postimi i plotë:
Protesta e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut është një thirrje e fortë ndërgjegjeje për të gjithë ata që ndërhyjnë në politika që nuk u takojnë, duke përçarë dhe dobësuar faktorin shqiptar, aty dhe kudo.
E drejta themelore për gjuhën shqipe, e garantuar me kushtetutë, nuk duhet të cenohet nga askush. Çdo përpjekje për ta prekur është shkelje flagrante e të drejtave.
Sot jemi një me studentët, në qëndresën e tyre dhe në kërkesat e tyre legjitime. Një për gjuhën shqipe.
Kujtdo që i ka penguar kjo gjuhë, historia nuk do t’ia falë.
Me studentët!
Mijëra studentë protestojnë në Shkup për gjuhën shqipe në arsim



