spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
23:38
HomeSiguriaPoliciaDy persona dhe një polic përfshihen në përleshje në Prizren

Dy persona dhe një polic përfshihen në përleshje në Prizren

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një rrahje mes tre personave ka ndodhur pasditen e sotme në Prizren.

Sipas informacioneve nga policia, të dyshuarit janë E.B, dhe vëllezërit B.Sh e F.Sh (ky i fundit zyrtar policor).

- Advertisement -

Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se të tre të dyshuarit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar njëri-tjetrin.

“Sot rreth orës 15:00 policia ka marrë informatën për një rast rrahje. Patrulla e policisë ka dalë në vendin e ngjarjes në rrugën “5 Maji” në Prizren, aty ka takuar të dyshuarit e rastit E.B. nga njëra anë dhe nga ana tjetër vëllezërit B.Sh. dhe F.Sh, ky i fundit zyrtar policor. Të tre të dyshuarit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar njëri-tjetrin”, tha Bytyqi.

- Advertisement -

Lidhur me rastin janë njoftuar hetimet e stacionit, Prokurori i Shtetit si dhe Inspektorati Policor i Kosovës të cilët kanë ardhur në stacion dhe e kanë trajtuar rastin.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat