spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
23:52
HomeSiguriaPoliciaVetplagoset me armë zyrtare: Esra Çololar suspendohet nga detyra

Vetplagoset me armë zyrtare: Esra Çololar suspendohet nga detyra

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin nga detyra të Esra Çololarit, zyrtares policore të vetplagosur me armë zjarri të enjten.

Çololar u vetplagos me armë zjarri derisa ndodhej në shtëpinë e saj në Prizren.

- Advertisement -

IPK-ja tha se Çololar dyshohet se është vetplagosur duke e manipuluar në mënyrë të pasigurt armën zyrtare.

“Pas daljes në vendin e ngjarjes dhe ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore dyshohet se një zyrtare policore e cila ishte jashtë detyrës zyrtare, derisa ishte në shtëpinë e saj, duke manipuluar në mënyrë të pasigurt me armën zyrtare i shkrep arma dhe e plagosë veten në këmbë”, tha IPK-ja.

- Advertisement -

Pas incidentit zyrtarja policore është dërguar për tretman mjekësor në Prizren.

“Në konsultim me Prokurorinë Themelore në Prizren, ndaj zyrtares policor është iniciuar rast me dyshimin se e njëjta ka kryer veprën penale Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm kurse rasti do të hetohet në procedurë të rregullt”, tha IPK-ja.

Inspektorati tha se e ka sekuestruar përkohësisht, për qëllime të ekzaminimit, armën zyrtare të tipit Glock të cilën e posedonte Çololar.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat