spot_img
E mërkurë, 22 Prill, 2026
13:32
HomeKosovaShënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

Shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sot shënohet Dita Botërore të Lirisë së Shtypit, e Kosovën e gjen me pozitën më të keqe në 15 vjetët e fundit në indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës “Reporterët pa Kufij”.

Në vitin 1993, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, bazuar edhe në nenin 19 të “Deklaratës së të Drejtave të Njeriut” mbi lirinë e shprehjes, shpalli 3 Majin si Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit. Kjo ditë shënohet çdo vit në mbarë botën.

- Advertisement -

3 maji, sipas Kombeve të Bashkuara, shërben për të nënvizuar parimet themelore të lirisë së shtypit si dhe për të vlerësuar këtë liri në mbarë botën. Gjithashtu në këtë ditë theksohet rëndësia e mbrojtjes së mediave nga sulmet ndaj lirisë së tyre dhe nderohen gazetarët.

Raporti i publikuar të premten nga Reporterët pa Kufij ka treguar se Kosova ka pësuar një regres të ri, duke rënë edhe për 24 vende në renditje.

- Advertisement -

Tani Kosova ka rënë në vendin e 99 në renditje totale.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe partitë që ishin në opozitë legjislaturën e kaluar e akuzuan Qeverinë Kurti se veprimet e saj kundër mediave bënë që Kosova të renditet e 99-ta nga 180 shtete.

Ndërkaq, Qeveria në detyrë i kontestoi gjetjet dhe vlerësimin e Reporterëve pa Kufij për lirinë e medias në Kosovë, duke thënë se në Kosovë nuk ka mungesë të lirisë së shtypit, por rënie të standardit të mediave.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat