spot_img
E mërkurë, 22 Prill, 2026
11:40
HomeKosova“Analfabet, marre t’koftë”, djali i heroit Agim Ramadani i reagon ashpër deputetit...

“Analfabet, marre t’koftë”, djali i heroit Agim Ramadani i reagon ashpër deputetit Geci për Thaçin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Jeton Ramadani, djali i heroit Agim Ramadani, ka reaguar ashpër ndaj deputetit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, i cili uroi që “Hashim Thaçi të dënohet me burg të përjetshëm”.

Ramadani ka reaguar ashpër duke thënë se ky është degradim.

- Advertisement -

Ai e quajti Gecin “analfabet”, duke thënë se këto janë vetëm përçarje.

“Kjo nuk është lidership. Është degradim. Me kërku “burgim të përjetshëm” për shqiptarë që kanë luftu për këtë vend – është mungesë klase dhe dinjiteti. Gëzimi për fatkeqësinë e shqiptarëve nuk është standard shtetëror. Nuk përfaqëson vlera. Vetëm përçarje. Heshtja jote do të kishte më shumë peshë se fjalët e tua. Analfabet!  Marre tkoft çfarë mbiemri mbanë”, ka thënë ai.

SKANDALOZE / Deputeti Geci për Thaçin: Do ta përcjellë i njëjti fat me atë të Naim Murselit

- Advertisement -

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat