spot_img
E mërkurë, 22 Prill, 2026
12:10
HomeKosovaSKANDALOZE / Deputeti Geci për Thaçin: Do ta përcjellë i njëjti fat...

SKANDALOZE / Deputeti Geci për Thaçin: Do ta përcjellë i njëjti fat me atë të Naim Murselit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputeti i listës Guxo, Fatos Geci, e nisi fjalimin që “PDK është fajtor kryesor”, duke thënë se kjo parti nuk ka të drejtë të flasë për energjinë. Në seancën e jashtëzakonshme për energjinë elektrike.

Ndërsa, ai PDK-së iu drejtua që “lideri suprem” do ta ketë të njëjtin fat si të Naim Murselit.

- Advertisement -

“Sot dua të përshëndes vendimin e Gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Naim Mureselit dhe ju që shpresoni që një ditë lideri juaj suprem do të lirohet, do të përcjellë i njëjti fat”, tha Geci.

Ndërsa, i ndërhyri kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, duke i thënë “ndërlidhu në çështjen që është thirrë kjo seancë”.

- Advertisement -

“Po edhe po të lirohet nuk ka kurrfarë kredibiliteti përballë figurës së kryeministrit Kurti”, vazhdoi deputeti Geci.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat