spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
23:30
HomeSiguriaPoliciaAlarm në Ferizaj: Zhduket një 17-vjeçare

Alarm në Ferizaj: Zhduket një 17-vjeçare

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një 17-vjeçare nga Ferizaj është larguar nga shtëpia tri ditë më parë. Familjarët nuk dinë asgjë për fatin e saj.

Rastin në polici e ka paraqitur nëna e saj. Kështu ka bërë të ditur për media, zëdhënësi i policisë në Ferizaj, Kanun Veseli.

- Advertisement -

“Më datë 05.05.2025, rreth orës 02:00, në stacionin policor në Ferizaj është raportuar një rast për një person të zhdukur femër, 17 vjeçare. Sipas nënës së saj ajo më 02.05.2025, rreth orës 19:30, ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer”, ka thënë Veseli.

Në momentin e largimit, ajo kishte veshur një bluzë të bardhë, është rreth 170 cm e gjatë, peshon rreth 83 kg, me flokë dhe sy ngjyrë kafe.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat