Kryetari dhe njëherësh deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim liderin e BDI-së, Ali Ahmetin.
Krasniqi ka thënë se Ahmeti është një nga figurat më të rëndësishme politike shqiptare në rajon, se ka qenë kënaqësi që e ka takuar.
‘‘Diskutim vëllazëror e tejet i frytshëm. Folëm për sfidat dhe përpjekjet e vazhdueshme për të avancuar të drejtat dhe pozicionin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut’’, ka shkruar ai mes tjerash.

Postimi i plotë:
Si gjithmonë, kënaqësi të pres edhe sot në takim liderin e BDI-së dhe një nga figurat më të rëndësishme politike të shqiptarëve në rajon, Ali Ahmetin. Diskutim vëllazëror e tejet i frytshëm. Folëm për sfidat dhe përpjekjet e vazhdueshme për të avancuar të drejtat dhe pozicionin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
PDK mbetet e përkushtuar për të forcuar lidhjet ndërshqiptare dhe për të mbështetur fuqizimin politik dhe institucional të shqiptarëve kudo që janë – jo vetëm në funksion të interesit kombëtar, por edhe si kontribuues të stabilitetit dhe integrimit euroatlantik në Ballkan.



