spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:02
HomeKosovaQeveriaPDK kërkon qeveri të re nga opozita, Haradinaj kundër çdo tryeze me...

PDK kërkon qeveri të re nga opozita, Haradinaj kundër çdo tryeze me Vetëvendosjen

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kuvendi i Kosovës dështoi të konstituohet edhe në përpjekjen e dymbëdhjetë për shkak të mungesës së marrëveshjes midis partive politike, duke thelluar më tej krizën institucionale.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka propozuar krijimin e një qeverie tranzicionale, një ide që ka hasur në kundërshtimin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), ndërsa partitë e tjera kanë shprehur gatishmërinë për ta diskutuar.

- Advertisement -

PDK-ja ka theksuar se është e angazhuar për formimin e një qeverie të re, përbërë nga partitë që kanë qenë në opozitë gjatë mandatit të kaluar.

Sipas PDK-së, ky është opsioni më i mirë për vendin, pasi do të mundësonte rikthimin e Kosovës në rrugën e zhvillimit dhe integrimit euroatlantik.

- Advertisement -

Ndërkohë, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në Debat Plus mbrëmjen e së enjtes, ka theksuar se partia e tij nuk do të marrë pjesë në tryezën për krijimin e një qeverie tranzicioni që përfshin Lëvizjen Vetëvendosje, duke i referuar përpjekjeve të tjera të partive opozitare për të negociuar me Albin Kurtin.

Haradinaj e cilësoi të palogjikshëm nxitimin e Kurtit për të shpallur veten kryeministër kur akoma nuk kishte marrë përgjigje nga LDK-ja pas letrës për koalicion.

Në anën tjetër, Haradinaj ka shprehur gatishmërinë për të komunikuar dhe bashkëpunuar me opozitën, por pa krijuar “ura” me LVV-në.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat