spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
21:34
HomeSiguriaPoliciaTë arrestuar për propagandë terroriste – njëri me lidhje familjare në Siri

Të arrestuar për propagandë terroriste – njëri me lidhje familjare në Siri

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Drejtoria kundër Terrorizmit e Policisë së Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Speciale, ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një aksion policor, që rezultoi me arrestimin e dy personave të dyshuar për nxitje të përçarjes dhe shpërndarje të propagandës dhe ideologjisë për organizata terroriste.

Dy të dyshuarit që ishin cak i shtetit, siç mëson Klankosova, janë Alban Bibaj dhe Muhamet Musliu.

- Advertisement -

Musliu, sipas të njëjtave burime, ka pasur të afërm në Siri, të cilët dyshohet se janë vrarë atje.

Një gjë e tillë pritet të konfirmohet posa të zbulohen detaje nga dosja e Prokurorisë.

- Advertisement -

Të arrestuarit, dyshohen se kanë përdorur rrjetet sociale, për shpërndarjen e propagandës dhe nxitjen e përçarjes dhe mosdurimit.

Pas pak pritet që edhe Prokuroria Speciale të dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me rastin.

Vërejtje: Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat